Prizren 11 dhjetor 2025 19:18
Një person ka humbur jetën sot si pasojë e goditjes nga një kamion në lëvizje, në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit.
Drejtuesi i kamionit derisa ishte duke lëvizur në afërsi të një punishteje, nga pakujdesia ka goditur viktimën, ku shërbimi i urgjencës është njoftuar menjëherë dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e viktimës, raporton KosovaPress.
Policia ka dalë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor.
Prokurori i Shtetit në bashkërendim me prokurorin po ndërmarrin veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hetimet rreth rastit janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë