Prishtinë 11 Dhjetor 2025 10:45
Për herë të parë në Kosovë është mbajtur “Kosova Health Forum 2025”, një platformë kombëtare e dedikuar dialogut, inovacionit dhe reformave në sektorin e shëndetësisë, organizuar nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS), raporton Ekonomia Online.
Ngjarja pati për qëllim promovimin e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe privat, inovacionit dhe transformimit digjital në shëndetësi.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, tha se sektori i shëndetësisë kërkon bashkëpunim të sinqertë dhe integrim të kapaciteteve publike dhe private.
“Shëndetësia është njëra nga fushat ku më së shumti kërkohet bashkëpunim, sepse asnjë institucion publik apo privat nuk mund t’i adresojë sfidat i vetëm. Reformat në shëndetësi kërkojnë bashkëpunim të sinqertë, dialog të hapur dhe angazhim të përbashkët. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për integrim të kapaciteteve dhe jo ndarje të tyre, që sistemi shëndetësor publik të jetë komplementar me sektorin privat. MSH e ka aprovuar Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2025–2030, e cila do të mundësojë kalimin e sistemit tonë nga niveli i mirëmbajtjes në një sistem shëndetësor në zhvillim, duke ndryshuar format e financimit përmes funksionalizimit të skemës së sigurimeve të detyrueshme shëndetësore, integrimit të shërbimeve dhe rritjes së transparencës e llogaridhënies, me qëllim rritjen e vlerësimit të qytetarëve për sistemin shëndetësor”, tha ai.
Berisha shtoi se transformimi digjital në shëndetësi është domosdoshmëri.
“Përshpejtimi i transformimit digjital në Kosovë nuk është opsion, por domosdoshmëri. Me strategjinë për reformimin e shëndetësisë janë planifikuar në detaje të gjitha aktivitetet për digjitalizimin e sistemit, duke përfshirë sistemin e referimit apo shtigjeve klinike, implementimin e recetës elektronike, dosjet shëndetësore elektronike, si dhe informimin dhe integrimin e të dhënave ndërmjet sektorit publik dhe privat”, tha ai.

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë
ZKA zbulon shkelje në Mitrovicën e Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të humbura dhe gabime në leje ndërtimi
Koha e ujit falas në veri të Kosovës po mbaron pas gati tre dekadash
Ministria kundërshtoi vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore për të hequr tabelën “E dua Mitrovicën”
Dëshmitari nga Britania e shtyn gjykimin për krime lufte kundër Jusuf Shujak
Sveçla: Lufta kundër krimit vazhdon pa kompromis
Maqedonci: Kosova në krah të aleatëve për paqen dhe sigurinë globale
Prokuroria dhe Policia godasin rrjetin e dyshuar të narkotikëve, sekuestrohen 60 kilogramë marihuanë
Fenerbahçe konfirmon përforcimin me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi