Prishtinë 9 Dhjetor 2025 08:45
Prishtinë- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij me rastin e Javës kundër Korrupsionit, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij afro 5-vjeçare janë shkatërruar 146 grupe kriminale, janë arrestuar 350 zyrtarë publikë e janë konfiskuar 6.7 tonë drogë.
Ai tha se kur morën mandatin, korrupsioni nuk ishte thjesht perceptim por realitet, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Ishte një sistem i ngritur për t’i mbrojtur dhe pasuruar zyrtarët e korruptuar. Politikanët e korruptuar, ju i larguat me votë, kurse ne e çmontuam sistemin që i mbronte ata”, u shpreh Kurti.
Kurti tha se ndryshuan kornizën ligjore dhe deponuan qindra lëndë në prokurori. Tha se miratuan pakon e ligjeve kundër korrupsionit të ndërlidhur me të ardhurat, dhuratat dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë.
“Qartësuam mandatin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe miratuam dy herë Ligjin për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, tha Kurti.
Në këto 5 vite, ai thotë se jemi përmirësuar për 31 vende në indeksin kundër korrupsionit ose për 6 vende çdo vit.
Të ngjajshme
5 Nën, 2025, 15:56
Ai ka thënë se janë shkatërruar 23 laboratorë të drogës, prej tyre 13 në veri të vendit. Tha se u mbyllën 10 objekte të laboratoreve ilegale të kriptovalutave. Po ashtu, tha se janë ndalur veprat super-korruptive të qeverisjeve të kaluara.
Kryeministri në detyrë ka thënë se është rritur edhe ekonomia nga 7 në 12 miliardë euro, e është zvogëluar papunësia nga 26 për qind në më pak se 11 për qind. Ndërkaq, tha se u rrit edhe buxheti i shtetit nga 2.4 miliardë në 4 miliardë euro.Ai kritikoi Gjykatën Kushtetuese për bllokim të reformave.
“Rezultatet do të ishin më të mira po të mos bllokohej reforma antikorrupsion nga Gjykata Kushtetuese, sidomos Byroja shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Por, siç e thotë populli kjo vetëm vonim se shpëtim nuk ka”, tha Kurti.
Sipas tij, me marrjen e mandatit të ri, do ta miratojnë Strategjinë kundër korrupsionit. Tha se do të sigurohen që gjyqtarët dhe prokurorët do ta përdorin SMIL për ndarjen e lëndëve.
“Dikur kishim shumë korrupsion e më pak zhurmë për prezencën e tij. Ai nuk luftohej sepse shteti ishte i kapur. Sot kur ekonomia e buxheti i shtetit është shtuar me miliarda, kur janë luftuar e larguar abuzuesit e homologimeve, asfaltimeve e terminaleve, duke kursyer qindra miliona, ka ngelur, vetëm zhurma. E më të zhurmshmit janë ata që kanë humbur më së shumti”, tha Kurti.
Në këtë javë, ai thotë se riafirmojnë angazhimin e tyre për një shtet të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës