Prishtinë, 09 dhjetor 2025 19:29
Mjegulla e dendur ka filluar të shfaqet që nga orët e para të ditës në shumë zona të vendit, veçanërisht në pjesët me lartësi të ulët, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe ulur dukshmërinë.
Për këtë arsye, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Sipas policisë, kushtet e krijuara nga mjegulla mund të paraqesin rrezik serioz gjatë vozitjes, prandaj vozitësit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përshtatin mënyrën e ngasjes me gjendjen e rrugës.
Përdorni dritat e shkurtra gjatë gjithë kohës;
Aktivizoni dritat e mjegullës, nëse automjeti i posedon;
Shmangni përdorimin e dritave të gjata, pasi ato reflektohen në mjegull dhe e bëjnë shikimin edhe më të vështirë;
Ulni shpejtësinë dhe përshtateni atë me kushtet e rrugës;
Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara;
Qëndroni në krahun e djathtë të rrugës për orientim më të sigurt;
Shtoni vëmendjen në zona me dukshmëri të dobët.
Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë këto këshilla, me qëllim që të shmangen aksidentet dhe të sigurohet qarkullim sa më i sigurt për të gjithë.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve