Prishtinë 9 Dhjetor 2025. 18:05
Kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë vendosur në zyrat e tyre flamurin e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes së vendit.
Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një përgjigje për televizionin Tëvë1.
Krasniqi ka nënvizuar se transferimi i pushtetit në këto komuna është realizuar në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin në fuqi për vetëqeverisjen lokale.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), konform mandatit të saj, ka monitoruar mbledhjet inaugurale në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Transferimi i pushtetit në këto komuna është realizuar në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin në fuqi për vetëqeverisjen lokale. Në komunikimin zyrtar dhe jozyrtar që MAPL ka zhvilluar, është konstatuar se kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, në zyrat e tyre, i kanë të vendosura flamurin e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, pas inaugurimit dhe marrjes së mandatit, kryetarët e rinj kanë filluar ushtrimin e detyrave me të gjitha kompetencat që u garantohen me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.
Krasniqi ka theksuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është e gatshme të bashkëpunojë me ta për të garantuar ofrim më të mirë të shërbimeve për qytetarët e këtyre komunave.
“Pas marrjes së mandatit, kryetarët e këtyre komunave kanë të drejtë të ushtrojnë funksionet e tyre, ndërsa MAPL ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me ta, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e këtyre komunave”, ka theksuar ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë