Mitrovicë e Veriut, 09 dhjetor 2025 11:46
Pas rikthimit të Listës Serbe në pushtet në komunat e veriut të Kosovës, në opinion janë shfaqur informacione se në disa institucione lokale kanë filluar presionet e para ndaj të punësuarve, veçanërisht ndaj atyre që nuk e flasin gjuhën serbe. Sipas pohimeve të disa punonjësve, përmendet edhe mundësia e largimeve nga puna nëse brenda një afati të shkurtër nuk përvetësojnë komunikimin bazik në gjuhën serbe.
Më së shumti reagime ka shkaktuar emri i Adrianës Hoxhiç, e cila, sipas pretendimeve të bashkëbiseduesve, po dallohet për qasje të ashpër dhe nganjëherë arrogante ndaj stafit administrativ. Disa punonjës pohojnë se bisedat zhvillohen në një atmosferë frike dhe pasigurie, ndërsa të tjerë besojnë se bëhet fjalë për një përpjekje për të vendosur “disiplinë dhe efikasitet” pas ndryshimit të udhëheqjes.
Veritasinfo ka provuar të kontaktojë në telefon nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiç, lidhur me këto pretendime, por nuk e ka hapë telefonin.
Ndërkaq, edhe Zyrës për Informim i janë dërguar pyetje lidhur me pohimet, por as kjo zyrë nuk ka kthyer përgjigje.
Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për largime nga puna, e as komente nga komunat, por punonjësit e Komunës së Mitrovicës së Veriut thonë se sjellja e udhëheqjes së re është mjaft e çuditshme. Ata shtojnë se do ta përcjellin situatën, ndërsa pretendimet e mundshme i vlerësojnë si të qëllimshme, por jo të rrezikshme. Gjithashtu, ata theksojnë se rrallë takohen me udhëheqësit e rinj, pasi këta shpesh mbyllen nëpër zyra dhe nuk dalin shumë shpesh.
Çështja e përdorimit të gjuhëve në institucionet e veriut të Kosovës po kthehet sërish si temë e ndjeshme, sidomos në mjedise ku komunitetet serbe dhe shqiptare varen nga njëra-tjetra në punën e përditshme.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte