Bruksel, 09 dhjetor 2025 11:30
Serbia ra në vlerësimin e lirive civile – nga kategoria “e penguar” në kategorinë “nën shtypje”, njoftoi të Marten platforma ndërkombëtare e kërkimit “Civicus Monitor”, e cila monitoron gjendjen e lirive civile në 198 vende dhe territore në botë. “Kjo kategori, e dyta më e ulët e mundshme, përshkruan vendet ku liritë e shprehjes, tubimit dhe shoqërimit janë të kufizuara rëndë, dhe kundërshtimi ndaj autoriteteve mund të çojë në pasoja të rënda, të tilla si dhuna, ndjekja penale ose burgosja”, tha organizata. Sipas raportit, në vitin 2025, Serbia ishte midis 50 vendeve me atë vlerësim, së bashku me Gjeorgjinë, Zimbabvenë, Pakistanin dhe El Salvadorin.
“Civicus Monitor” citon si arsyen kryesore për uljen e nivelit të rangut shtypjen në rritje me të cilën autoritetet në Serbi i përgjigjen protestave të vazhdueshme studentore që shpërthyen pas rënies së tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, kur vdiqën 16 persona.
“Liritë themelore janë në krizë të thellë, ndërsa shteti përpiqet të shtypë çdo lloj mospajtimi. Demonstruesit përballen me dhunë policore, sulme nga grupe të afërta me partinë në pushtet, arrestime masive, mbikëqyrje dhe hakmarrje, ndërsa ata që janë përgjegjës për dhunën kundër tyre gëzojnë pandëshkueshmëri.
Lëvizjet që rrisin më tej tensionet janë faljet e individëve të akuzuar për sulme ndaj demonstruesve dhe kampet kundër protestave të organizuara nga autoritetet rreth institucioneve kryesore në Beograd”, thuhet në raport.
Ata u bënë thirrje autoriteteve në Serbi që të ndalojnë menjëherë dhunën dhe ndjekjet penale të motivuara politikisht, të tërheqin ndryshimet që do të kriminalizonin tubimet paqësore dhe të nisin hetime të pavarura për abuzimet e pushteteve policore dhe mbikëqyrjen e paligjshme.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte