Prishtinë 8 Dhjetor 2025 18:25
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), z. Agim Shahini, priti sot në takim një delegacion të bizneseve nga Turqia, të udhëhequr nga Osman Servi, kryetar i UTSIAD-it në Stamboll Organizat e Industrisë dhe Biznesit Turko-Ndërkombëtar.
Gjatë takimit, njofton zyra për inbformim e AKB-së, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, me fokus në rritjen e investimeve, shkëmbimet tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja.
“Z. Osman Servi theksoi se bizneset turke janë të interesuara për bashkëpunim më të ngushtë me AKB-në dhe për të eksploruar mundësitë që ofron tregu i Kosovës. Ai u shpreh se ekziston potencial i madh për projekte të përbashkëta në sektorë të ndryshëm ekonomikë.
Nga ana tjetër, z. Agim Shahini vlerësoi lartë gatishmërinë e UTSIAD-it për bashkëpunim dhe shprehu përkushtimin e AKB-së për të lehtësuar lidhjen e bizneseve dhe për të krijuar ura të reja partneriteti ndërmjet dy vendeve”, thuhet pos tjerash në këtë njoftim.
Takimi u mbyll me zotimin për vazhdimin e komunikimit dhe përgatitjen e hapave konkretë drejt realizimit të bashkëpunimeve të ardhshme.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës