Leposaviq, 08 dhjetor 2025 12:52
Komuna e Leposaviqit ka hapur procedurën e negociuar për të gjetur kompani që do të realizojnë ndërtimin e kompleksit të basenit olimpik për fazën e parë.
Këtë projekt nga komna kanë vendosur ta ndërtojnë pa publikim të kontratës por me negociim. Projekti ka vlerë të parashikuar prej 1,817,609 eurosh.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në sistemin e prokurimit publik, procedura është zhvilluar si procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, ndërsa lloji i kontratës është kategorizuar si punë ndërtimore. Afati për dorëzimin e ofertave ishte më 4 dhjetor 2025, ndërsa njoftimi për kontratë është publikuar sot, më 8 dhjetor 2025, por që nuk është bërë e ditur kompania e cila do të kontraktohet për këtë projekt.
Projekti përfshin punë inxhinierike dhe veprimtari ndërtimore, të cilat pritet të hapin rrugën për realizimin e fazës së parë të ndërtimit të këtij kompleksi sportiv në Komunën e Leposaviqit.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti