Podujevë, 11 dhjetor 2025 19:45
Punimet në Qendrën Multifunksionale afrojnë qytetin me hapësirën më të re publike
Ndërtimi i Qendrës së re Multifunksionale në Podujevë po hyn në fazën e avancuar, teksa projektit me vlerë rreth 1 milion euro po i shtohen çdo ditë elemente të reja ndërtimore. Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, aktualisht po kryhen punime në fasadën e objektit, dysheme, tavanin e lëshuar, suvatimin e kupolës si dhe ndarjet e brendshme me profile.
“Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në Podujevë ka vlerën prej afër 1 milion euro. Punimet në këtë projekt po vazhdojnë me ndërhyrjet në: – Fasadën e objektit; – Dysheme; – Tavanit të lëshuar; – Suvatimin e kupolës; – Ndarjet e brendshme me profile. Qytetarët e Podujevës do ta kenë së shpejti një qendër multifunksionale bashkëkohore ku do të mund të organizohen dhe mbahen ngjarje të rëndësishme për jetën e qytetit”, ka njoftuar kryeministri Kurti nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka shpërndarë edhe disa fotografi të projektit.
Me përfundimin e punimeve, qytetarët e Podujevës do të kenë në dispozicion një infrastrukturë moderne që synon të ndikojë drejtpërdrejt në gjallërimin e jetës urbane dhe zhvillimin e aktiviteteve nga ana e qytetarëve dhe komunës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti