Prishtinë, 07 dhjetor 2025 22:11
Në prag të përvjetorit të tetë të vrasjes së xhaxhait të tij, Oliver Ivanoviç deputeti në Parlamentin e Serbisë dhe anëtar i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Aleksandar Ivanoviç, ka kërkuar përgjigje nga Agjencia për Siguri dhe Informacion (BiA) lidhur me shënimet zyrtare që janë bërë pak para ngjarjes tragjike.
Në një intervistë për mediet serbe, Ivanoviç tha se nuk ka marrë kurrë informacion mbi përmbajtjen e bisedës informative që agjencia zhvilloi me xhaxhain e tij. “Më rëndon tani si qytetar i Serbisë, si i afërm, të di se çfarë keni bërë, a e keni regjistruar atë bisedë dhe pse nuk keni bërë asgjë për ta parandaluar? Kë kë po mbani të mbrojtur? Kush është aq i fuqishëm sa të ketë edhe mbrojtjen tuaj?”, pyeti Ivanoviç.
Ai shtoi se nëse shoqëria nuk përgjigjet për atë se kush ka të drejtë të vrasë dhe kush mund të vazhdojë të veprojë pa përgjegjësi, atëherë perspektiva për brezat e ardhshëm është e errët. “Nëse ne si shoqëri nuk japim përgjigje për atë se kush midis nesh ka leje për të vrarë, kush midis nesh mund të vrasë dhe të vazhdojë të lëvizë në këtë rrugë, atëherë perspektiva për fëmijët që do të lindin këtu është zero”, deklaroi ai.
Kërkesa e Ivanoviçit rikthen në vëmendje mosndëshkimin e akteve të dhunës dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale, çështje që mbetet e hapur në Serbi edhe pas shumë viteve nga krimi i ndodhur.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri