Prishtinë 5 Dhjetor 2025
Ministri në detyrë i Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka thënë se sot janë mbajtur mbledhje inauguruese në disa komuna, përfshirë dhe katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas tij, gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës.
“Jemi në fazën e konstituimit të Kuvendeve Komunale në mbarë Republikën e Kosovës. Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Shtime, Zubin Potok dhe Zveçan. Gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kryetarëve të rinj u uroj një mandat të suksesshëm dhe u dëshiroj punë të mbarë”, ka shkruar Krasniqi.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri