Prishtinë, 05 dhjetor 2025 07:28
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe se për sulmin në Banjskë duhet të ketë pasoja reale për Serbinë.
Ajo kështu është shprehur në kuadër të takimit ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Vjenë.
“Mesazhi im në Vjenë ishte shumë i qartë. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen. Sulmi agresor dhe paramilitar në Banjskë duhet të ketë pasoja reale për Serbinë dhe organizatorët e tij, përfshirë Millan Radoiçiqin që duhet të dalë para drejtësisë në Kosovë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Gërvalla në këtë takim ku mori pjesë me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, dhe në prani edhe të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.
“Siguria dhe perspektiva evropiane e Kosovës nuk mund të trajtohen të ndara. Kosova e ka dëshmuar në praktikë se ku qëndron në raport me vlerat euroatlantike. Tani mbetet që Bashkimi Evropian ta përkthejë këtë realitet në hapa konkretë në procesin e zgjerimit”, është shprehur Gërvalla.
Ajo ka thënë se ka ngritur si shqetësim edhe trajtimin poshtërues që iu bëhet në vazhdimësi qytetarëve të Republikës së Kosovës në kufi me Serbinë, nga ndalesat pa arsye deri te arrestimet arbitrare nga autoritetet serbe, praktika që bien ndesh me parimet evropiane dhe me standardet minimale të respektimit të të drejtave të njeriut dhe lëvizjes së lirë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri