Prishtinë, 04 dhjetor 2025 19:03
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nuk është vetëm një akt drejtësie, por kusht themelor për sigurinë dhe përparimin e qëndrueshëm të të gjithë Ballkanit.
Spiropali përcolli kërë mesazh gjatë punimeve të Ministerialit të 32-të të OSBE-së, që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë.
“Siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran.”, theksoi Spiropali.
Në fjalën e saj para homologëve, kryediplomatja shqiptare u ndal gjatë tek sfidat e sigurisë globale dhe rajonale, duke lidhur stabilitetin e Evropës Juglindore drejtpërdrejt me realitetin e pakthyeshëm të shtetit të Kosovës.
Përveç çështjes rajonale, Spiropali rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në krah të Ukrainës dhe Perëndimit. Ajo dënoi agresionin rus, duke theksuar se Tirana zyrtare mbetet e angazhuar për mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar dhe dinjitetit njerëzor.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale pas takimit, Ministrja Spiropali nënvizoi:
“Në Ministerialin e OSBE-së, rikonfirmova mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë. Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Evropë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore.”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri