Prishtinë, 03 dhjetor 2025 12:26
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Programin për Siguri (KSSP) ka organizuar një trajnim njëjavor, me qëllim të avancimit të kapaciteteve kibernetike për hetuesit që punojnë me raste të ndërlikuara në Surface Internet, Darknet dhe Darkweb.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se trajnimi përfshinë disa fusha sigurie.
“Trajnimi përfshin hetimin potencial të trafikimit të paligjshëm të armëve, teknikat OSINT, analizën e kriptovalutave dhe aftësi të tjera digjitale që ndihmojnë policinë të gjurmojë dhe të reagojë ndaj kërcënimeve të reja në hapësirën online”, njofton Policia.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Udhërrëfyesit Rajonal për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe tregon angazhimin e përbashkët për bashkësi më të sigurta dhe bashkëpunim më të fortë rajonal.
Ndërkohë, në trajnim kanë marrë pjesë hetues nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve