Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë organizoi mbrëmë një pritje solemne me rastin e 249 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Ngjarja u mbajt në hapësirat e ambasadës në Prishtinë, me pjesëmarrjen e shumë të ftuarve nga jeta politike, diplomatike dhe shoqërore e Kosovës.
Gjatë mbrëmjes u theksua rëndësia e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, me mesazhin se SHBA do të mbetet një aleat i fuqishëm i Kosovës në rrugën e saj drejt Evropës, si dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Kjo ditë është një mundësi jo vetëm për të shënuar lirinë tonë, por edhe për të nënvizuar vlerat që na bashkojnë me partnerët dhe miqtë tanë këtu në Kosovë. Amerika mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së zhvillimit demokratik dhe sundimit të ligjit,” u tha nga ambasada.
Të pranishëm ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, sektorit civil dhe mediave.
Të ftuarit u mirëpritën nën flamurin amerikan nga marinsat në uniforma solemne, ndërsa programi i mbrëmjes u shoqërua me muzikë, kuzhinë amerikane dhe simbole që përfaqësojnë traditën dhe kulturën e SHBA-së.
Ambasada amerikane në Kosovë e organizon këtë ngjarje çdo vit si simbol i miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës