2 korrik 2025
Temperaturat e larta dhe përvojat nga vitet e kaluara rikujtojnë sa shpejt zjarri mund të shkaktojë dëme serioze dhe të rrezikojë jetë njerëzish.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar – sidomos në rastet e ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura, përdorimit të grilave, hedhjes së bishtave të cigareve apo çdo veprimi tjetër të pakujdesshëm që mund të çojë në zjarr.
“Çdo pakujdesi, sado e vogël të duket, mund të sjellë pasoja të mëdha. Apelojmë tek qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarrit dhe të raportojnë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të shkaktojë zjarr”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka paralajmëruar masa ligjore për të gjithë ata që, qoftë me qëllim apo nga pakujdesia, rrezikojnë jetën dhe pronën e të tjerëve.
Nga Peja, mesazhi është i qartë: të jemi të përgjegjshëm – natyra, njerëzit dhe komuniteti varen edhe nga kujdesi ynë.


Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit