Mitrovicë e Veriut, 03 dhjetor 20250 8:50
Kompania lokale e autobusëve nga Mitrovica e Veriut, e njohur me emrin “JO Travel”, është përballur me një sërë pengesash biznesi në muajt e fundit, të cilat, sipas pronarit Goran Antiq, nuk janë rezultat i kushteve të tregut, por i pikëpamjeve të tij të shprehura publikisht kundër Listës Serbe dhe autoriteteve në Serbi.
Sipërmarrësi Antiq, deklaron se presionet manifestohen përmes barrierave të ndryshme administrative, logjistike dhe të sigurisë që nuk i kishte më parë. Midis tyre, siç thekson ai, janë kontrollet e papritura, vështirësitë në marrjen e lejeve, por edhe raportet dhe vizitat e shpeshta inspektuese që “si rregull nuk zbulojnë asnjë parregullsi, por shërbejnë si një formë frikësimi”. “Që nga momenti që thashë publikisht atë që mendoj për situatën politike dhe sjelljen e strukturave të caktuara, puna ime është bërë pothuajse e pamundur. Është sikur dikush do të më detyrojë të hesht ose ta mbyll kompaninë”, tha për “veritasinfo.org”, Goran Antiq.

Nga ana tjetër, disa qytetarë dhe aktivistë civilë deklarojnë se raste të tilla nuk janë të izoluara dhe se ato janë një shembull i një problemi më të gjerë në të cilin sipërmarrësit në veri të Kosovës vuajnë pasojat e bindjeve të tyre politike ose qëndrimit kritik ndaj strukturave lokale. “Kjo ndikon në klimën e biznesit, por edhe në ndjenjën e lirisë. Njerëzit kanë frikë të flasin publikisht, sepse shohin se çfarë u ndodh atyre që guxojnë të kritikojnë”, tha Ivan Pantić nga Zveçani për portalin Veritasinfo.
Ndërsa pronari i “JO Travel” thotë se nuk do të heqë dorë nga biznesi dhe as nuk do të tërheqë pozicionet e tij, ai pret që institucionet dhe organizatat ndërkombëtare t’i kushtojnë më shumë vëmendje presioneve mbi biznesmenët vendas. “Nuk kam nevojë për privilegjin e askujt — vetëm të më lënë të punoj”, përfundoi ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti