Zubin Potok, dhjetor 2025 08:19
Në fshatin Dren të Zubin Potokut kanë nisur me intensitet punimet përgatitore për ndërtimin e një rruge të re moderne. Prej ditësh, mjetet e rënda dhe ekipet punuese janë të angazhuara në pastrimin dhe nivelimin e trasës, duke hedhur bazat e një projekti që banorët e cilësojnë si “ndryshim historik”.
Rruga ekzistuese ka qenë për vite të tëra në gjendje të mjerueshme, duke e bërë thuajse të pakalueshme gjatë reshjeve të mëdha apo në dimër, kur balta dhe dëbora e izoloni fshatin nga pjesa tjetër e komunës. Banorët tregojnë se ky investim ishte i domosdoshëm dhe i shumëpritur: “Kjo është një ëndërr e vjetër që më në fund po bëhet realitet”, thonë ata.
Sipas dinamikes së punimeve, faza përgatitore pritet të përmbyllet brenda ditëve të ardhshme, për t’i hapur rrugë asfaltimit, që do t’i japë Drenit një lidhje të sigurt dhe funksionale me rrugët kryesore të komunës. Përfitimet pritet të jenë të menjëhershme: qasje më e shpejtë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, lehtësim i lëvizjes së produkteve bujqësore dhe krijimi i kushteve që të rinjtë të shohin perspektivë për të mos braktisur fshatin.
Punimet po zhvillohen në mënyrë të pandërprerë dhe banorët shpresojnë se, nëse moti mbetet i favorshëm, rruga e re do të jetë e përfunduar deri në fund të vitit – një dhuratë e shumëpritur për një komunitet që prej vitesh ka pritur vëmendje dhe investime.
Rruga e re në Dren vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të zonës dhe një shembull pozitiv i investimeve që sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë