Prishtinë 02 Dhjetor 2025 18:24
Sipas mediave italiane, ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, është arrestuar së bashku me një diplomat të lartë italian, Stefano Sannino, dhe një menaxher të një institucioni akademik, në kuadër të një hetimi mbi parregullsi në dhënien e një programi trajnimi të financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë 990,000 euro.
Krimet e dyshuara përfshijnë ndërhyrje dhe mashtrim në prokurimin publik, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO). Hetimi ka të bëjë me favorizime të dyshuara në dhënien e fondeve për një program trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë dhe lidhet me periudhën nga viti 2021.
Për të arrestuar Mogherinin dhe Saninon, gjyqësori ka kërkuar dhe siguruar heqjen e imunitetit diplomatik. Hetimi u inicua nga Zyra e Prokurorit Publik Federal në Bruksel dhe u zhvillua më tej nga EPPO, e cila merret me mashtrimet që përfshijnë fondet e Bashkimit Evropian.
Sipas hetuesve, informacioni për kriteret e përzgjedhjes së tenderit mund të ketë qenë i disponueshëm paraprakisht për përfituesit e mundshëm, duke shkelur rregullat për konkurrencën e drejtë dhe duke favorizuar një kandidat të caktuar. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu nëse përfaqësuesit e institucioneve të përfshira ishin të vetëdijshëm për këtë informacion dhe nëse kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.
Përveç arrestimeve, autoritetet belge kryen kontrolle në zyrat dhe banesat e tre të dyshuarve. Një zyrtar i BE-së i tha Agjencisë France Presse se hetimi nuk ka të bëjë me aktivitetet e Bashkimit Evropian pas vitit 2024, kur Kaja Kallas mori detyrën si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, tha se institucionet nuk po komentojnë mbi hetimin ndërsa ai vazhdon, duke shtuar:
“Ne nuk po komentojmë ndërsa një hetim gjyqësor është duke u zhvilluar.”

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti