Prishtinë, 29 nëntor 2025
Sot shënohet një vit nga sulmi kinetik terrorist në Ibër Lepenc.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se ky ishte sulmi i dytë i rëndë ndaj Kosovës nga aktorë të jashtëm brenda dy viteve, pas sulmit paramilitar në Banjskë të Zveçanit, dhe i pari që goditi infrastrukturën kritike të vendit.
“Si pasojë e shpërthimit u dëmtua rëndë pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët e sistemit, përfshirë Termocentralin ‘Kosova B’. Sulmi kishte për qëllim të shkaktonte pasoja katastrofike: uljen me 60% të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike, ndërprerjen e furnizimit me ujë për Mitrovicën, Skenderajn, Drenasin, Vushtrrinë, Fushë Kosovën dhe gjysmën e Prishtinës, si dhe ndërprerjen e shërbimeve të ngrohjes qendrore dhe përgjysmimin e kapaciteteve telekomunikuese në vend,” është shprehur Kurti.
Sipas kryeministrit të Kosovës, reagimi institucional ishte i menjëhershëm dhe efektiv, duke parandaluar pasojat më të rënda. “Veprimet profesionale të institucioneve siguruan furnizim të mjaftueshëm me ujë për termoelektranat dhe banorët e komunave të prekura, si dhe ruajtjen e prodhimit të energjisë elektrike,” tha ai.
Dëmi i shkaktuar u sanua brenda vetëm një muaji, dhe sistemi u rikthye në kapacitete të plota operative. Kryeministri Kurti theksoi se përgjigjja e shtetit dëshmoi aftësinë e lartë reaguese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore.
Ai gjithashtu lidhi sulmin me financimin dhe mbështetjen e aktorëve ekstremistë serbë dhe rusë. Pas bastisjeve në veri të vendit, autoritetet konfiskuan armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe gjetën emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë. “Këto janë dëshmi të qarta të përfshirjes së grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon,” tha Kurti.
Sulmi në Ibër Lepenc u krahasua nga kryeministri me sulmet ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës, duke theksuar rrezikun e qëndrueshëm ndaj infrastrukturës kritike në rajon.

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë