Prishtinë 29 Nëntor 2025. 08:48
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për e-maile të rreme që po shpërndahen në emër të policisë dhe organizatave të ndryshme.
Sipas Policisë, e-mailet janë titulluar si “Thirrje gjyqësore”, dhe pretendohet se janë lëshuar nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike, FBI, Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik apo madje edhe Interpoli. Por PK thekson se asnjë prej këtyre dokumenteve nuk është autentik.
“Këto informacione nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së. Bëhet fjalë për e-mail-e të falsifikuara, të krijuara për qëllime të caktuara”, thuhet në njoftim.
Policia kërkon që çdo komunikim i dyshimtë i këtij lloji të dërgohet menjëherë në adresën zyrtare [email protected] për trajtim dhe veprime të mëtejshme.
“NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth përsëritjes së qarkullimit të e-mail-eve të tilla, po kryen hetime intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale. Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve