Prishtinë, 28 nëntor 2025 06:55
Avokati, Arbër Jashari ka thënë se njoftimi i institucioneve të Serbisë për zgjatje të konkursit për punësim në sistemin paralel shëndetësor në Kosovës është vazhdim i përpjekjeve të Serbisë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se kjo është një mënyrë për t’i mbajtur njerëzit e varur dhe të kushtëzuar.
“Institucionet paralele kanë njoftuar sot, se procesi i përzgjedhjes se konkursit të tetorit 2025, për punësim në të ashtuquajturin Institutin e Shëndetit Publik në Mitrovicën e Kosovës, shtyhet deri në janar 2026, “për shkak të numrit të madh të aplikimeve”. S’do shumë mend për të kuptuar që kjo është një mënyrë tjetër për t’i mbajtur njerëzit e varur dhe të kushtëzuar – këtë herë për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit. Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Por këto parime bien në ujë kur komuniteti serb nuk ka mundësinë të zgjedhë lirshëm, pa presione dhe pa dirigjim politik nga Beogradi”, ka shkruar Jashari.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit