Prishtinë, 27 nëntor 2025 19:32
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mbajtur sot një fjalim të fortë dhe kritik, duke theksuar se rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian nuk mund të ecë përpara pa respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Para se Serbia të hyjë në BE, ajo më parë duhet të hyjë në Evropën e të drejtave, e jo vetëm në Evropën e tregut,” deklaroi Kamberi, duke e hapur fjalën me një mesazh të qartë politik dhe moral.
Duke folur “jo vetëm si deputet”, por si zëri i mijëra qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ai theksoi se shqiptarët në këtë zonë prej më shumë se dy dekadash jetojnë “mes ligjit dhe padrejtësisë, mes garancive kushtetuese dhe jetës reale”.
“Kjo rezolutë është evropiane, jo separatiste”
Kamberi iu referua Rezolutës së paraqitur në Parlament, duke theksuar se ajo nuk është “as ekstreme e as separatiste”, por një dokument thellësisht demokratik, që synon të sigurojë barazi para ligjit dhe të drejta qytetare, politike e kombëtare për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Kur flasim për këtë Rezolutë, flasim për drejtësi, e jo politikë. Për besim në institucione, e jo kërcënime ndaj shtetit. Për vlera evropiane, e jo për kufij”, u shpreh ai.
Kamberi tha se institucionet shtetërore nuk mund të pretendojnë se situata në Luginë është normale, duke renditur një sërë problemesh që, sipas tij, janë bërë pjesë e realitetit të përditshëm të shqiptarëve atje. “Të gjithë ne e dimë se ekziston diskriminim institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës,” u shpreh ai, duke përmendur: pasivizimin e adresave, që u heq qytetarëve të drejtën e votës dhe të drejtën qytetare; moszbatimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve; mosnjohjen e diplomave; mungesën e mbishkrimeve dygjuhëshe; mungesën e përfaqësimit në polici, gjyqësor, prokurori dhe shërbime inspektuese; neglizhencën sistematike të zhvillimit ekonomik në rajon.
Sipas tij, pasojat janë të dukshme: “Të rinjtë po largohen sepse nuk shohin të ardhme në një vend ku trajtohen si qytetarë të dorës së dytë”.
Në përfundim, Kamberi bëri thirrje që institucionet serbe të mos e shtyjnë më tej zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Qeveria ndan 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës
Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor
Bllokim i donacioneve nga Kosova, Kamberi: Bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve
Rexhepi:Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
36 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Veselit hynë në fazën përfundimtare
Vdekje e dyshimtë në Podujevë, viktima gjendet me plagë në fytyrë dhe disa armë përreth
Gramos Hashani emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut