Prishtinë 27 Nëntor 2025. 11:54
Serbia po vazhdon ndalimet e kosovarëve, kryesisht ish-pjesëtarë të UÇK-së, duke i akuzuar pa prova për krime lufte dhe duke shkaktuar pasiguri serioze në pikëkalimet kufitare. OVL UÇK-ja raporton se vetëm këtë vit janë regjistruar rreth dhjetë raste ndalimesh e maltretimesh, ndërsa familjarët flasin për mbajtje të padrejta dhe presion politik.
Pikëkalimet kufitare me Serbinë po vazhdojnë të mbesin problematike për ish-ushtarët e UÇK-së e policët dhe ish-policët kosovarë.
Ata që po rrezikojnë të kalojnë përmes tyre, në shumicën e rasteve po ndalohen e akuzohen nga Serbia me pretendimet për krime lufte.
Rasti i fundit ishte të martën ku u ndalua ish-pjesëtar i UÇK-së, Avni Qenaj.
Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po shprehen të shqetësuar dhe apelojnë bashkëluftëtarit që t’i evitojnë pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Sipas tyre, vetëm gjatë këtij viti janë ndaluar rreth dhjetë persona.
“Me dhjetëra po, kemi shumë raste, gjatë viteve t fundit kemi arrestimin e bashkëluftëtarit tonë nga Peja që nuk ekzistonte në databazën tonë, kishim rast në Rahovec, dy vëllezër nga Rahoveci para disa kohësh, njëri u lirua ndërsa tjetrin e mbajtën një javë pastaj e liruan por diku dhjetë raste I kemi brenda këtij viti me ndalime e maltretime nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Gazmend Syla – OVL UÇK.
Një rast konkret të maltretimit e mbajtjes padrejtësisht e ka shprehur vajza e ish-luftëtarit Hazir Hazirit që tash e tre muaj është duke u mbajtur nga autoritetet serbe.
“Gjendja e tij e tij psikologjike është e rënduar dhe emocionalisht po e përjeton shumë rënd sidomos parasysh moshën e tij, 77-vjeçar dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat, këtë gjë e ka vërtetuar edhe avokati që ne e kemi angazhuar, që i ka mbaruar të gjitha procedurat ligjore dhe ai është duke u mbajtur pa asnjë provë, pa asnjë evidencë, dëshmi tash e tre muaj”, ka theksuar për Rtv Dukagjinin, Kaltrina Haziri – vajza e Hazir Hazirit.
Një nga rastet që mori më së shumti vëmendje kohëve të fundit ishte edhe arrestimi i ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu që nga qershori deri në nëntor u mbajt në paraburgim.
Ndonëse nuk ishte polic në atë periudhë, ai ishte arrestuar pretendimin se kishe marrë pjesë në aksionin e Policisë së Kosovës në zmbrapsjen e sulmit terrorist në Banjskë, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri policor i Kosovës Afrim Bunjaku, dhe tre terroristë serbë.

Spitali i Mitrovicës modernizon Repartin e Internos
Rritet besimi te Policia, aplikacioni digjital shënon rekord përdorimi
Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës
Maqedonci: Në Bruksel u vlerësua përmirësimi i sigurisë në Kosovë
Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë
KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pas afatit 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
Serbia përmes kriminelëve të luftës do të ngre padi ndaj NATO-s