Prishtinë, 26 nëntor 2025 20:06
Kreu i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova “mbetet e ndjeshme ndaj manipulimeve”, por edhe ndaj ndërhyrjeve përmes dezinformimit në çështjet politike dhe të sigurisë.
Sipas Oravit, dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet kryesisht në rrjetet sociale, ndërsa në gjuhën serbe shfaqet më shpesh në mediat tradicionale, me narrativa që shpesh barazohen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë.
Ai gjithashtu nënvizoi se Kosova renditet në vendin e 40-të nga 41 vende në Indeksin Evropian të Njohurive Mediatike, i cili pasqyron “nivelin e dobët të ndërgjegjësimit të institucioneve rreth njohurive mediatike”.
“Në të gjithë Evropën dhe më gjerë, dezinformimi kërkon të dobësojë besimin në institucione, të polarizojë shoqëritë dhe të përfitojë nga përçarjet, dhe Kosova nuk bën përjashtim. Bazuar në gjetjet e ‘hybrid.info’, dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet më shumë në rrjetet sociale, ndërsa në gjuhën serbe shfaqet më shpesh në mediat tradicionale, me narrativa që shpesh barazohen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë. Si rezultat, hapësira e Kosovës mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjeve” tha Orav.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve