Prishtinë, 25 nëntor 2025 15:22
Qeveria në detyrë e Kosovës, në një mbledhje elektronike të mbajtur të hënën, ka marrë një vendim me ndikim pozitiv për sektorin e shëndetësisë duke i ndarë 7,836,618 euro Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës.
Kjo ndarje financiare vjen pas kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për realizimin e kursimeve dhe riorientimin e mjeteve atje ku nevojat janë më të mëdha.
Sipas vendimit të Qeverisë në detyrë, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje të mjeteve, duke theksuar angazhimin institucional për menaxhim të kujdesshëm dhe efikas të buxhetit publik.
Mjetet e ndara do të shfrytëzohen për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, me synimin që të përmirësojnë funksionimin e përditshëm të institucioneve shëndetësore, të rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe të mbështesin proceset që ndikojnë drejtpërdrejt në ofrimin e kujdesit shëndetësor.
Ky vendim shihet si një hap pozitiv drejt forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor dhe rritjes së efikasitetit në përdorimin e fondeve publike.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve