Prishtinë, 24 nëntor 2025 15:29
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka kthyer në Shqipëri 485 dele dhe 25 qingja të ndaluara në territorin e Kosovës.
“AUV njofton se, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, ka marrë vendim për kthimin në vendin e origjinës të kafshëve të ndaluara, të cilat janë futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Më datë 16.11.2025, Policia Kufitare, Dogana dhe Shërbimi Veterinar kanë ndaluar në Prizren një grup kafshësh të kontrabanduara të llojit dele dhe dhi, të cilat kishin hyrë në mënyrë të paautorizuar nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e agjencisë.
Më tej bëhet e ditur se, për shkak se këto kafshë nuk posedonin certifikata shëndetësore veterinare dhe paraqisnin rrezik për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, AUV ka kthyer në Shqipëri 485 dele dhe 25 qingja. Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Policinë Kufitare, Doganën dhe Prokurorin e Shtetit.
“AUV vazhdon të zbatojë monitorim rigoroz dhe të vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore dhe lëvizjeve të të gjitha kategorive të kafshëve brenda territorit të vendit, me synim parandalimin e futjes dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse që mund të dëmtojnë fondin blegtoral dhe ekonominë bujqësore.
Njëkohësisht, AUV njofton opinionin e gjerë se importi i kafshëve të gjalla lejohet vetëm përmes pikave kufitare të autorizuara, ku kryhen kontrollet e detyrueshme dokumentare, identifikuese dhe veterinare, me qëllim të shmangies së çdo rreziku potencial për shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik”, përfundon njoftimi.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës