Prishtinë 24 Nëntor 2025 15:06
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka realizuar me sukses intervenimin e parë laparoskopik urologjik në veshkë, një procedurë që deri më sot nuk ishte kryer në këtë institucion.
Sipas njoftimit, gjatë operacionit është hequr një cist me përmasa rreth 20 centimetra.
Intervenimi është kryer nga Dr. Kushtrim Fejza, me asistimin e Dr. Vigan Vokshit dhe Dr. Xhavit Krasniqit, si dhe me mbështetjen e ekipit të Anestezionit dhe instrumentarëve.
“Ky sukses shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve urologjike në Spitalin e Pejës dhe në të gjithë rajonin, duke dëshmuar përkushtimin tonë për ofrimin e trajtimeve moderne dhe minimale invazive për pacientët tanë”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës