Prishtinë, 23 nëntor 2025 15:40
Për herë të parë, prodhuesit ushqimorë nga Kosova morën pjesë në panairin prestigjioz IsraFood Expo në Tel Aviv, duke prezantuar gamën e tyre të gjerë të produkteve: nga lëngjet natyrale të frutave qumështit, akullorja “magic ice” produktet e kërpudhave, pija energjike Golden Eagle, e cila tërhoqi vëmendjen kryesore të vizitorëve. Një vend të rëndësishëm në prezantimin e javës se ardhshme do ketë edhe Birra Peja, e cila veçse po pritet me shumë interes nga kompanitë izraelite.
Gjatë këtij eventi treditor intensiv, disa ndër kompanitë më të mëdha izraelite të industrisë ushqimore, zinxhirët kryesorë të supermarketeve dhe linjat ajrore izraelite vendosën porositë e para për produktet nga Kosova — përfshirë këtu edhe furnizimet për linjën ajrore Tel Aviv–Tiranë.
Kjo ekspozitë e panairit te ushqimit rezultoi në një sukses të jashtëzakonshëm.
Doron Kenigsbuch nga Mikur Trading Izrael, përfaqësuesi ekskluziv i prodhuesve kosovar ne Izrael duke theksuar nivelin e lartë të interesimit dhe potencialin e bashkëpunimit tregtar mes prodhuesve kosovarë dhe tregut izraelit.
Ky prezantim shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së pranisë së produkteve të Kosovës në tregun ndërkombëtar dhe krijimit të partneriteteve të reja afatgjata.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve