Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka anuluar konkursin e shpallur më 19 maj për punësim në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok dhe sot ka hapur një konkurs të ri – kësaj here për gjithsej 84 vende pune në 19 profile të ndryshme. Konkursi është i hapur nga data 1 deri më 21 korrik. Kushtet kanë mbetur të njëjta, ndërsa përparësi kanë kandidatët që flasin gjuhën serbe.
Konkursi i mëparshëm është anuluar për shkak të interesimit të ulët nga komuniteti serb. Konkursi i ri përfshin më shumë pozita dhe numër më të madh të vendeve të punës, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të barabartë të banorëve lokalë.
Pozitat që kërkohen përfshijnë: pastrues/e, roje, arkëtarë, shefa të mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit, punëtorë fizikë, punëtorë për mirëmbajtjen e kanalizimit, shoferë me kategori C, hidraulikë, ekskavatoristë, inxhinierë të hidroteknikës, dispeçerë, teknikë për dozimin, tornitorë/teknikë makinerikë, laborantë, udhëheqës të shërbimeve të matjes dhe pagesës, si dhe kontrollorë.
Kandidatët e interesuar mund të gjejnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare të ndërmarrjes. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, ndërsa dokumentacioni i nevojshëm (CV, diploma përkatëse, vërtetim që personi nuk është nën hetim – jo më i vjetër se 6 muaj, dëshmi për përvojë pune, kopje e letërnjoftimit të Kosovës) duhet të dërgohet i skanuar ose në format PDF në email adresën: [email protected].
Të gjitha detajet rreth kushteve të aplikimit janë të publikuara në uebfaqen zyrtare të Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”.

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante