Prishtinë, 01 Korrik 2025
Për shkak se mbrojtësit e rinj të të akuzuarit Sladan Trajkoviq, avokatët Bogdan Llaziq dhe Zhivoje Vukanoviq kërkuan kohë për analizim të lëndës pasi që janë angazhuar para dy ditësh si avokatë, është ndërprerë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin për krime lufte ndaj Trajkoviq.
Avokatët Dejan Vasiq dhe Jelena Krivokapiq kishin revokuar autorimzin e tyre si mbrojtës të Trajkoviq, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në këtë seancë, gjykatësi i rastit, Ngadhnjim Arrni tha se brenda dy javësh mbrojtja e të akuzuarit Trajkoviq duhet që me shkrim të njoftojë Gjykatën nëse kanë propozime për dëgjim të dëshmitarëve.
Në anën tjetër, i akuzuari Trajkoviq kërkoi që t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak apo dorëzani, propozim të cilin prokurorja Fikrije Fejzullahu e kundërshtoi, e gjykatësi Ngadhnjim Arrni njoftoi se mbetet në fuqi masa e paraburgimit.
Gjykata aprovoi kërkesën e mbrojtjes, andaj seanca u ndërpre.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 korrik 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Sladan Trajkoviq i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas aktakuzës, Trajkoviq po akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999 në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth kësaj komune, individualisht dhe në bashkëkryerje me personat tjerë, ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, tortura, trajtim në mënyrë ç‘njerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin e mijërave civilëve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile shqiptare që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt.
Me këto veprime, Trajkoviq akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të njësisë së Policisë Serbe dhe personave tjerë të armatosur dhe të uniformuar ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë aktualisht i inkriminuar si krime kundër njerëzimit nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante