Prishtinë, 20 nëntor 2025 21:25
Presidentja e Kosovë u ka ndarë mirënjohje tre fëmijëve të cilët kishin dorëzuar në polici një protofol të gjetur me para.
Osmani, siç i ka quajtur tre heronjtë e vegjël ka thënë se janë shembull i ndershmërisë.
“Sot, në Ditën Botërore të Fëmijëve, pata kënaqësinë t’i pres në takim tre heronjtë e vegjël që na dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie: Diar Terziun, Anik Terziun dhe Rajana Terziun. Ata gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar vlera të larta morale. Atyre ju ndava mirënjohje për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për të gjithë fëmijët e vendit”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Më 18 nëntor këta tre fëmijë kishin gjetur protofolin më 640 euro në një rrugë të qytetit në Ferizaj, të cilat ishin dorëzuar në polici nga një qytetar.
“Me datën 18.11.2025 rreth orës 12:30, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari I. Tërziu, i cili ka sjellë një portofol të gjetur nga tre fëmijët R.T (12 vjeçe), A.T (11 vjeç) dhe D.T (11 vjeç), nxënës të një shkolle në Ferizaj. Portofoli ishte gjetur në një rrugë të qytetit. Brenda në portofol janë gjetur dokumente personale dhe 614 euro. Pas verifikimeve, policia ka arritur të identifikojë pronaren, B.M. nga Ferizaj, e cila është paraqitur menjëherë në stacion dhe ka konfirmuar se të gjitha dokumentet dhe paratë ishin të paprekura. Ato i janë kthyer me procesverbal zyrtar”, thuhej në njoftimin e PK-së.

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara