Romë, 1 korrik 2025
Gazeta italiane “Republika” raporton se protestat kundër sundimit autoritar dhe korrupsionit të regjimit të Presidentit Aleksandar Vuçiç nuk ndalen në Serbi dhe pohon se “Moska ka frikë se do ta humbasë aleatin”. “Demonstruesit, të cilët mblodhën një masë të madhe njerëzish që më 15 mars, po kërkojnë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që qytetarët të shprehin mendimin e tyre për Vuçiçin pas tetë muajsh protestash të zhurmshme që tronditën pushtetin e tij për herë të parë”, pohon “Republika”.
Shtohet se “demonstruesit akuzojnë qeverinë për nxitje të dhunës dhe e bëjnë të ditur se qeveria është e paligjshme”. “Pushteti i Vuçiçit është tronditur dhe aleati i Rusisë po fillon të shqetësohet”, shkruan e përditshmja romake dhe citon deklaratën e kreut të diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, se “Moska dëshiron që situata në Serbi të qetësohet me respekt për kushtetutën dhe se Perëndimi nuk do të ndërhyjë dhe të mbështesë ndonjë revolucion me ngjyra”.
“Republika” shton se “Vuçiç, ish-ministri i informacionit i Millosheviqit, dënoi përleshjet dhe tha se protestuesit u përpoqën të minonin shtetin”.
“Studentët e urrejnë regjimin e korruptuar që ka vënë nën kontrollin e tij të gjitha mediat publike dhe mbyll organizatat joqeveritare”, përfundon e përditshmja romake.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj