Mitrovicë, 01 korrik 2025
Një qytetar serb që punon në pikëkalimin kufitar të Jarinë ka akuzuar partinë më të madhe serbe në Kosovë, Listën Serbe, për ushtrim presioni ndaj tij dhe të tjerëve që nuk i janë bindur thirrjes për braktisjen e institucioneve të Kosovës.
“Unë nuk i kam braktisur institucionet. Punoj në Jarinjë në institucionet e Kosovës dhe kam vendosur të qëndroj dhe të punoj”, deklaroi ai, duke shtuar se pas vendimit për të qëndruar në vendin e punës ka përjetuar ndërlidhje dhe presione të ndryshme që e bëjnë të ndjehet i pasigurt për të shkuar në Serbi.
Ai tha se aktualisht është serbi i vetëm që vazhdon të punojë në pikëkalimin kufitar në Jarinë.
“Unë as që e kam dëgjuar Listën Serbe, sepse as nuk më kanë punësuar e as që më kanë thirrur të braktis punën”, theksoi ai.
Në një moment të intervistës, gazetari e pyeti nëse kishte presion nga Lista Serbe për të braktisur vendin e punës, pasi zyrtarë të ndryshëm serbë, përfshirë Aleksandar Vulin, kanë pohuar se largimi nga institucionet ka qenë “spontan”.
“Jo, nuk është spontane. Dihet këtu kush dirigjon dhe kush i bën këto gjëra”, u përgjigj ai prerë, duke lënë të kuptohet se Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar qëndrojnë pas organizimit të bojkotit.
Deklaratat e tij hapin sërish çështjen e ndikimit politik të Listës Serbe në pjesën veriore të Kosovës dhe trajtojnë frikën e individëve që zgjedhin të mos ndjekin direktivat e saj.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj