Prishtinë, 17 nëntor 2025 21:11
Në një ngjarje të rëndësishme dyditore, shqiptarët e diasporës sollën në zemër të Zvicrës një festival të suksesshëm folklorik, ku tradita, arti dhe identiteti kombëtar u shpalosën në tri breza.
Festivali Folklorik Mbarëkombëtar i mbajtur për herë të parë në Lozanë u mbyll me emocione të mëdha dhe energji të papërshkrueshme, duke lënë pas dy ditë të mbushura me këngë, valle, ngjyra dhe mall për atdheun. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, e organizuar nga Ansambli “Ilirët” nën udhëheqjen e Ilir Bytyqit në bashkëpunim me Fatime Kalimashin, mblodhi ansamble nga e gjithë Zvicra dhe Europa për të dëshmuar fuqinë e trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë.
Në një atmosferë festive, me pjesëmarrjen e qindra valltarëve të të gjitha moshave, festivali vërtetoi se folklori shqiptar jeton dhe zhvillohet me pasion edhe larg trojeve amtare. Për dy ditë me radhë, skena e Lozanës u mbush me jehonën e çiftelisë, opingave dhe veshjeve shumëngjyrëshe të të gjitha krahinave shqiptare.
Fitues i Festivalit u shpall Ansambli “Gëzuar” nga Gjeneva, me vallen “Gëzuar 2” të koreografit Xhemaili Berisha dhe vallen “Mërgimi” të koreografit Ilir Loku – një krijim artistik i fuqishëm që përshkruan rrugëtimin e shqiptarëve në diasporë në tri kohë: dje, sot dhe nesër, përmes tri brezave: prindërve, fëmijëve dhe nipërve. Vallja e tyre u shoqërua me muzikë të përgatitur enkas nga Ylber Hasani.
Fadil Avdiu, udhëheqës i Ansamblit “Gëzuar”, tha për Albinfo.ch: “Kemi 20 vite që funksionojmë në Gjenevë me pjesëmarrje nga tri breza. Jemi ndjerë të respektuar dhe të përkrahur nga organizatorët ‘Ilirët’. Jemi stërvitur çdo ditë nga ora 18:00 deri në 22:00, pa mungesa, përkundër angazhimeve në shkollë apo punë. Vallja ‘Mërgimi’ ishte një premierë që na emocionoi të gjithëve. Mesazhi im është i qartë: Rrnoftë bashkimi kombëtar, dhe mallkuar qoftë ai që nuk na do bashkë.”
Vendi i dytë u nda për grupin “AlbaKult” nga Berna, i cili u shpall si grupi me instrumentalistët më të mirë, falë përkushtimit për ruajtjen dhe zhvillimin e traditave të çiftelisë dhe këngës popullore. Udhëheqësi i tyre, Ajet Cërvadiku, deklaroi: “Folklori ka nevojë për ripërtritje dhe modernizim të kujdesshëm, që të flasë edhe me brezat e rinj. Synimi im është që çdo i ri të dijë të luajë çiftelinë dhe të njohë rrënjët e tij. Ky festival ishte një takim i mrekullueshëm mes brezave dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të çuar përpara kulturën tonë.”

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante