Prishtinë 17 Nëntor 2025 09:00
Me ftesë zyrtare të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Romë, ku do të përfaqësojë Kosovën në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë, që do të zhvillohet më 17 dhe 18 nëntor 2025.
MPJD njofton se kjo konferencë, e para e këtij formati, organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë në bashkëpunim me Shoqatën “Dante Alighieri” dhe synon të promovojë gjuhën italiane si mjet komunikimi dhe bashkëpunimi kulturor ndërmjet popujve e vendeve të ndryshme, transmeton Arbresh.info.
Në qendër të konferencës do të jenë temat e forcimit të identitetit të përbashkët, dialogut ndërkulturor, paqes, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë kulturore.
“Italofonia do të prezantohet si platformë për zhvillim dhe rritje ekonomike, duke forcuar marrëdhëniet mes shoqërive civile, institucioneve dhe bashkësive që flasin gjuhën italiane anembanë botës. Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë nismë vjen në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera kulturore dhe miqësore me Italinë, si dhe angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e dialogut ndërkombëtar. Gjatë qëndrimit në Romë, ajo do të theksojë rolin e mërgatës sonë shqiptare në Itali si një urë të rëndësishme kulturore dhe gjuhësore, që forcon dita-ditës bashkëpunimin dypalësh si dhe atë rajonal”, thuhet në njoftim.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante