Prishtinë 21 Nëntor 2025 08:21
Botimi i dymbëdhjetë i festivalit “Mirëdita, ditë e mirë!” u hap solemnisht dje në hapësirën “Defy Them” në Prishtinë, pas së cilës programi vazhdoi me koncertin e grupit beogradas “Pliš”, transmeton Kallxo.
Festivali i sivjetëm sjell në Prishtinë artistë të afirmuar dhe të rinj nga skena bashkëkohore kulturore e Beogradit, ndërsa gjatë tri ditëve të festivalit do të prezantohen përmbajtje të ndryshme nga fusha e muzikës, arteve vizuale, teatrit dhe debateve shoqërore.
Ditën e dytë të festivalit, më 21 nëntor, janë planifikuar disa aktivitete, ndër to edhe debati “Paqja në kohë trazirash globale: E ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, një ekspozitë artistike, si dhe shfaqja “Të gjitha Barbiet e mira”. Të gjitha aktivitetet do të mbahen në “Grand Hotel” në Prishtinë.
Festivali përmbyllet më 22 nëntor 2025.
“Mirëdita, ditë e mirë!” zhvillohet që nga viti 2014, nën organizimin e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), “Integra”-s (Kosovë) dhe Nismave Qytetare (Serbi), ndërsa edicionet e festivalit mbahen duke u alternuar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia