Prizren, 17 nëntor 2025
Ditëve të fundit në fshatin Bellobrad dhe rrethin janë paraqitur disa arinj, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, sidomos tek prindërit e nxënësve të shkollës së fshatit. Pas pranimit të një ankese dhe kërkese për intervenim nga drejtori i shkollës së fshatit, policia ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme.
Policia, konkretisht Stacioni Policor në Dragash, fillimisht ka shtuar patrullimet policore në zonën e fshatit Bellobrad dhe ka njoftuar për bashkërendim institucionet përgjegjëse:
Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Drejtorin e Parkut Kombëtar “Sharri”, Drejtorin Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Shoqatën e Gjuetarëve “Dhia e Egër” nga Dragashi.
“Nga Shoqata e Gjuetarëve “Dhia e Egër” është konfirmuar se aksioni për largimin e arinjve është përfunduar me sukses. Arinjtë janë kthyer në habitatin e tyre natyror në pyje dhe janë ushqyer në vendbanimin e tyre, duke siguruar që të mos rikthehen në zonat e banuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia informon edhe njëherë banorët e fshatit Bellobrad dhe rrethin se arinjtë janë larguar dhe zona është e sigurt për qytetarët.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës