Mitrovicë, 17 nëntor 2025 16:06
Një ndër sfidat me të cilat është përballur Zyra Kombëtare e Auditimit viteve të fundit – në fushën e auditimit të organizatave publike buxhetore, ka qenë auditimi i komunave të veriut të Kosovës nën udhëheqjen e Listës Serbe.
Kështu u tha sot në një tryezë të rrumbullakët, ku është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit, medieve lokale të rajonit të Mitrovicës dhe zyrtarë tjerë, në funksion të informimit rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.
Zëvendës-auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, i pyetur nga Veritasinfo, rreth procesit të auditimit në komunat që janë udhëhequr nga Lista Serbe – duke qenë se kjo e fundit nuk ka pasur asnjëherë vullnet të respektojë ligjet dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës, ka thënë se periudha e udhëheqjes nga kjo listë në komunat e veriut të Kosovës ka qenë sfiduese për procesin e auditimit, për shkak të mungesës së dokumenteve dhe qasjes së pamjaftueshme për të kryer auditim të rregullt.
“Zyra Kombëtare e Auditimit, sipas obligimeve ligjore, është e obliguar të auditojë çdo organizatë publike buxhetore, çdo institucion dhe agjenci shtetëore a qeveritare. Rrjedhimisht edhe komunat e veriut të Kosovës, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Mitrovica e Veriut, në kohën e udhëheqjes së këtyre komunave nga Lista Serbe, kanë qenë të obliguara t’i nënshtrohen procesit të auditimit. Mirëpo, për ne ka qenë e pamundur të kryejmë auditim të rregullt, sepse nuk kemi gjetur asgjë të auditojmë. Prandaj, kjo periudhë ka qenë sfiduese për ne”, është shprehur Halilaj.
Zyra Kombëtare e Audimit pritet të ballaqohet me sfida të njejta edhe tani, kur brenda pak ditëve do të japin betimin kryetarët e rinj pas zgjedhjeve lokale të tetorit.
Lista Serbe do të udhëheq me komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut dhe kjo për Zyrën Kombëtare të Auditimit do të paraqes sfidë të radhës në procesin e rregullt të auditimit, njëjtë sikur vitet e mëparshme kur kanë udhëhequr me këto komuna.

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara