Prishtinë, 17 nëntor 2025 14:47
Në vendin e quajtur “Te Liqenet” të Hasit në Gorozhup të Pashtrikut, është ngritur një pllakë përkujtimore në nderim të një çifti bashkëshortor – të rënë heroikisht në luftën për lirinë e Kosovës.
Hysen Bujupaj dhe Luljeta Shala u vranë në një pritë të organizuar nga forcat serbe, më 13 dhjetor të vitit 1999.
Bashkë me ta ishte edhe komandanti Mujë Krasniqi, i shoqëruar nga 41 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – të gjithë sot dëshmorë të lirisë.
Një nga bashkëorganizatorët e kësaj prite përmendet të ketë qenë Enver Malush Krasniqi, nga Korisha e Prizrenit, ish-oficer i lartë i ushtrisë serbe.
Esat Shala – person që ruan një numër të madh materialesh filmike e fotografike të masakrave, ngjarjeve dhe luftës në Kosovë – në një paraqitje publike në llogarinë e tij në Facebook ka hedhur akuza ndaj ish-oficerit me prejardhje shqiptare, për, siç shprehet ai, pritën e organizuar dhe vrasjen në këtë kurth të Mujë Krasniqit, motrës së tij Luljetës, dhëndrrit Hysenit dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit.
“Tradhtari i cili e çoi në pritë Muj Krasniqin –
Enver Malush Krasniqi nga Korisha e Prizrenit, oficer i lartë në ushtrinë serbe, i cili e çoi në pritë grupin e Muj Krasniqit, dhe i njëjti mori pjesë në këtë pritë. Ky person sot jeton në shtetin serb. Ka shumë për të thënë për këtë rast, por ne nuk do të heshtim, sepse në këtë grup është vrarë motra ime së bashku me të fejuarin Luanin.
Në këtë foto jam unë pranë pllakës së motrës dhe dhëndrrit, në vendin e rënies në malet e Pashtrikut”, ka shkruar Esat Shala në Facebook.

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara