Prishtinë 17 Nëntor 2025 14:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë sot Urdhrin e Lirisë për Harry Bajraktarin, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në ceremoninë e organizuar, u theksua se për më shumë se tre dekada, Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitet e hershme, ai ka bashkëpunuar ngushtë me presidentin Ibrahim Rugova, duke përfaqësuar kauzën e Kosovës para institucioneve amerikane në një periudhë vendimtare.
Ai u vlerësua gjithashtu për mbështetjen e pandalshme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për rolin e tij në mobilizimin e komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare.
“Me përkushtim të pandalur, ai ka ndërtuar ura të rëndësishme bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin amerikan dhe me udhëheqës të tjerë në SHBA, duke mbështetur Kosovën në momentet vendimtare dhe duke qëndruar krah popullit tonë. Harry Bajraktari, faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën”, ka deklaruar Osmani.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin