Prishtinë, 16 nëntor 2025 21:20
Në Frankfurt, nesër dhe pasnesër, do të zhvillohet një ngjarje e rëndësishme që prek drejtpërdrejt edhe temën e investimeve, një fushë ku Kosova ka ngecjet e saj. Investment Management Exhibition (IME) është një konferencë dhe panair ndërkombëtar për investime, që do të mbahet më 17 e 18 nëntor, me pjesëmarrës kyç nga vendet evropiane dhe më gjerë.
Në këtë ngjarje, përveç shumë delegacioneve shtetërore dhe korporatave ndërkombëtare, do të marrin pjesë edhe kompani nga Kosova, të cilat do ta përfaqësojnë vendin tonë në këtë skenë të rëndësishme ekonomike. Ato do të prezantojnë zgjidhjet rreth digjitalizimit dhe shërbimeve softuerike që zhvillohen në Kosovë dhe eksportohen në tregjet evropiane.
“IME 2025 është një panair investimesh në Frankfurt, ku takohen shtetet, rajonet investitore dhe kompanitë për të prezantuar projekte konkrete zhvillimore. Pra, kjo nuk është vetëm ekspozitë produktesh, por një platformë ku lindin partneritete dhe investime reale,” tha Armend Aliu, afarist.
Përveç bashkëpunimit me kompanitë ndërkombëtare, Aliu thekson rëndësinë edhe të një mundësie që Kosova të paraqitet si vend që nuk eksporton vetëm fuqi punëtore, por edhe produkte, dije dhe teknologji.
“Kjo është shumë e rëndësishme për imazhin e vendit tonë, por edhe për ekonominë tonë afatgjatë. Pra, ne jemi këtu për t’u pozicionuar si partnerë që mund të digjitalizojmë, menaxhojmë dhe mbështesim projekte investimi për kompani të ndryshme, qoftë prodhuese, shërbyese, apo edhe institucione dhe agjenci zhvillimore,” tha ai.
Sipas tij, në këtë konferencë ndërkombëtare, përfaqësuesit nga Kosova do të kenë mundësinë që të krijojnë kontaktet direkte me investitorë, e çka është e rëndësishme, siç thotë Aliu, që kjo ndikon në rritjen e punësimit, paga më të mira dhe rritje të GDP-së përmes sektorit të teknologjisë.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante