Prishtinë, 15 nëntor 2025 16:47
Një i ri nga Prizreni, që aktualisht jeton në Zvicër, ka krijuar tastierën e parë në gjuhën shqipe — AlbaType.
Urim Qovanaj, 30 vjeç, kujton se ideja për tastierën i lindi në verën e vitit 2021, derisa ishte me pushime në Kosovë, kur një kushëri i kërkoi t’i lexonte punimin e diplomës.
“Vura re diçka të çuditshme: aty ku duhej të ishte shkronja “ë”, ai kishte vendosur simbolin “$”. Në fund, me funksionin Ctrl+H në word, i zëvendësonte të gjitha “$”-të me “ë”- kujton Qovanaj.
Është praktikë e zakonshme në mjediset profesionale dhe akademike në Ballkan që folësit e shqipes të zëvendësojnë shkronjat që mungojnë në tastierë me simbole. Megjithatë, kjo metodë shpesh zgjat procesin e redaktimit dhe madje mund të shkaktojë gabime gjuhësore dhe humbje kohe.
Gjithsesi, është “zgjidhje praktike” dhe e vetmja e disponueshme. Por për Qovanajn kjo dukej “plotësisht absurde”.
“Aty pyeta veten: si është e mundur që ende nuk kemi një tastierë shqip?”
I shtyrë nga kjo pyetje, Qovanaj filloi të hulumtojë dhe kuptoi se një tastierë e tillë nuk ekzistonte: “Askund. As në Kosovë, as në Shqipëri, as online. Dhe prej aty më lindi ideja: pse të mos e provoja ta krijoja vetë? “.
Kjo çoi në krijimin e AlbaType, tastiera e parë me alfabetin shqip.


Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve