Prishtinë 14 Nëntor 2025 12:20
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të shamponëve të falsifikuar të markës tregtare “HOBBY”, secili me përmbajtje 1,200 ml, gjithsej 324 pako. Produktet u sekuestruan gjatë procedurave të kontrollit doganor, pasi dyshohej se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës.
Pas verifikimit, Dogana ka konstatuar se mallrat ishin të falsifikuara dhe mund të paraqisnin rrezik për shëndetin, prandaj u ndalua qarkullimi i tyre. Në njoftim, Dogana thekson:
“Mallrat e sekuestruara u identifikuan si të falsifikuara dhe përmbajnë rreziqe për shëndetin e konsumatorëve. Për këtë arsye, qarkullimi i tyre u ndalua dhe produktet u asgjësuan sipas procedurave të parashikuara.”
“Dogana e Kosovës është e përkushtuar për mbrojtjen e konsumatorëve, biznesit të ligjshëm dhe sigurisë ekonomike të vendit, duke parandaluar importin dhe qarkullimin e mallrave të falsifikuara.”
Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes gjatë blerjes së produkteve kozmetike dhe të raportojnë çdo dyshim për mallra të falsifikuara tek autoritetet kompetente.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante