Prishtinë 13 Nëntor 2025 17:11
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se forcimi i sigurisë kibernetike është domosdoshmëri kombëtare.
Ai ka se Qeveria e Kosovës dhe FSK kanë marrë hapa konkret drejt forcimit të kapacitete mbrojtëse.
“Forcimi i sigurisë kibernetike nuk është vetëm detyrim institucional, por edhe domosdoshmëri kombëtare për garantimin e një të ardhmeje të sigurt, të qëndrueshme dhe të mbrojtur për qytetarët dhe vendin tonë. Siguria kibernetike është përfshirë si pjesë integrale në Strategjinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, si dhe në Strategjinë për Mbrojtje Kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë Maqedonci.
Ai gjatë fjalimit në konferencën “Impakti financiar i Sigurisë Kibernetike – investim apo shpenzim i domosdoshëm”, tha se siguria kibernetike duhet trajtuar jo thjesht si shpenzim, por si investim strategjik në të ardhmen, që garanton mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ruajtjen e të dhënave, funksionimin e institucioneve dhe besimin publik në sistemet tona digjitale.
“ Çdo euro e investuar në mbrojtjen kibernetike është investim në stabilitet, zhvillim ekonomik dhe siguri kombëtare”, tha ai.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin