Bujanoc, 13 nëntor 2025 16:29
Edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar ndaj veprimit të Serbisë, për bllokimin e fondeve të Republikës së Kosovës, për tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Në një paraqitje në facebook, Pajaziti, ka thënë se ko çështje bëhet edhe më e ndjeshme kur në thelb të saj qëndrojnë fëmijët, arsimi dhe librat shkollorë, fusha që duhet të jenë të shenjta dhe të paprekshme nga çdo kalkulim politik.
Reagimi i plotë i kryetarit Pajaziti:
“Me shqetësim pranuam njoftimin e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës në detyrë, z. Besnik Bislimi, lidhur me bllokimin e mjeteve financiare të destinuara për komunitetin shqiptar në Luginë.
Dënoj fuqishëm çdo formë të sabotimit institucional, qoftë edhe përmes mjeteve financiare, që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kjo çështje bëhet edhe më e ndjeshme kur në thelb të saj qëndrojnë fëmijët, arsimi dhe librat shkollorë, fusha që duhet të jenë të shenjta dhe të paprekshme nga çdo kalkulim politik.
Sipas ligjeve aktuale të Serbisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka të garantuar me ligj të drejtën për të pranuar fonde dhe mbështetje financiare nga të gjitha burimet legjitime, përfshirë edhe nga shtetet e rajonit.
Bllokimi i mjeteve të transferuara nga Qeveria e Kosovës, pa ndonjë arsyetim ligjor apo teknik, nuk mund të shihet ndryshe veçse si akt politik dhe administrativ që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit rajonal dhe me standardet evropiane të barazisë dhe transparencës.
Nëse kjo ndalesë nuk zhbllokohet menjëherë, ajo do të përbëjë një precedent të rrezikshëm dhe të paprecedentë për vetë shtetin e Serbisë, duke dëshmuar se instrumentet financiare po përdoren si mjet presioni ndaj institucioneve të shqiptarëve.
Kërkojmë nga instancat zyrtare të Republikës së Serbisë që të ndërhyjnë urgjentisht për të zhbllokuar mjetet e destinuara për Këshillin Kombëtar Shqiptar, në mënyrë që ky institucion të mund të zhvillojë pa pengesa aktivitetin e tij në fushën e arsimit dhe më gjerë.
Në të kundërt, do të jetë i pashmangshëm angazhimi i faktorit ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Evropian, për të garantuar zbatimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë dhe për të detyruar autoritetet e Beogradit që të respektojnë angazhimet e veta ligjore dhe ndërkombëtare”.

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë
ZKA zbulon shkelje në Mitrovicën e Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të humbura dhe gabime në leje ndërtimi
Koha e ujit falas në veri të Kosovës po mbaron pas gati tre dekadash
Ministria kundërshtoi vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore për të hequr tabelën “E dua Mitrovicën”
Dëshmitari nga Britania e shtyn gjykimin për krime lufte kundër Jusuf Shujak
Sveçla: Lufta kundër krimit vazhdon pa kompromis
Maqedonci: Kosova në krah të aleatëve për paqen dhe sigurinë globale
Prokuroria dhe Policia godasin rrjetin e dyshuar të narkotikëve, sekuestrohen 60 kilogramë marihuanë
Fenerbahçe konfirmon përforcimin me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi