Prishtinë 12 Nëntor 2025 10:04
Një avion ushtarak i mallrave C-130 i Forcave Ajrore të Turqisë, që po udhëtonte nga Azerbajxhani, është rrëzuar të hënën në territorin e Gjeorgjisë, pranë kufirit me Azerbajxhanin. Si pasojë e aksidentit tragjik, kanë humbur jetën 20 ushtarë turq, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e rrëzimit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta ngushëlluese nga vendet aleate të Turqisë, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në platformën X, shkroi:
“Ngushëllimet tona të thella për presidentin Erdogan, Forcat e Armatosura Turke dhe popullin e Turqisë pas rrëzimit tragjik të avionit ushtarak. Kosova qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë në këtë kohë të vështirë.”
Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se është thellësisht i pikëlluar për humbjet e jetëve:“Jemi thellësisht të pikëlluar për rrëzimin e avionit ushtarak turk që mori 20 jetë. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjet e viktimave, presidentin Erdoğan, qeverinë e Turqisë dhe të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi.”
Edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur ngushëllime për Republikën e Turqisë. Në një postim në X, ajo shkroi:
“I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella Republikës së Türkiyes pas aksidentit të tmerrshëm të një avioni ushtarak turk pranë kufirit Gjeorgji–Azerbajxhan. Mendimet dhe ngushëllimet tona të përzemërta janë me familjet e viktimave dhe me kombin turk gjatë këtij momenti të dhimbshëm.”
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Turqi dhe rajon, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në vendin e aksidentit.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante