Prishtinë 09 Nëntor 2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Oosmani, kanë bërë homazhe sot në kujtim të 14 ushtarëve britanikë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Ceremonia përkujtimore është mbajtur në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, pranë pllakës përkujtimore kushtuar tyre.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral Enver Cikaqi, Komandanti i KFOR-it, gjeneral Özkan Ulutaş, si dhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, bashkë me diplomatë të tjerë.
Maqedonci tha se homazhet janë shenjë mirënjohjeje për sakrificën e ushtarëve britanikë që kontribuan për paqen dhe lirinë e Kosovës.
“Britania e Madhe mbetet mike e përhershme dhe aleate e çmuar e vendit tonë. Lavdi dhe mirënjohje të përjetshme” deklaroi ministri.
Kujtojmë Britania e Madhe është ndër shtetet që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen dhe ruajtjen e paqes në Kosovë që nga viti 1999, përmes misioneve të NATO-s dhe mbështetjes së vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve