Mitrovicë, 7 nëntor 2025
Për shkak të punimeve në kanalin “Ibër–Lepenc”, ka ardhur deri te ulja e nivelit të ujit në impiantet e përpunimit të ujit në Shipol dhe Balinc, është njoftuar nga Ujësjellësi Rajonal në Mitrovicë.
“Impiantet e përpunimit të ujit janë të detyruara të punojnë me kapacitet të zvogëluar, gjë që mund të shkaktojë ulje të presionit të ujit në zonat më të ulëta të Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, ndërsa në zonat më të larta, si dhe në fshatrat përreth, mund të ketë mungesë të përkohshme të ujit të pijshëm derisa të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.
Nga Ujësjellësi Rajonal bëjnë të ditur se ekipet e tyre po e ndjekin situatën dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që furnizimi me ujë të normalizohet sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanal.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante